Dy nëna janë filmuar duke u zënë në mes të nxënësve në një shkollë fillore. Njëra prej tyre përfundoi në tokë, ndërkohë që tjetra e akuzonte për bulizëm. Ngjarja ndodhi në shkollën e Yorkut mëngjesin e të martës.
Thuhet se sherri nisi pasi gruaja bjonde që mbante një foshnje në dorë, thoshte se “rivalja” e saj kishte ngacmuar dikë tjetër. E gjitha filloi nga fjalia: “Hajde guxo të tallesh me mua”.
Gjatë zënkës, u duk sikur ato rrëzuan një vajzë të vogël nga biçikleta e saj, përpara se prindërit e tjerë të nxitonin ti ndanin.
Shkolla tha se policia po heton dhe e përshkroi ngjarjen si “serioze”.
Videoja u filmua nga një kalimtar dhe u shpërnda në rrjete sociale, e cila tashmë është bërë virale.