BallinaAktualitetDebati mbi Kushtetuesen/ Bamir Topi tregon detaje: Situata është e rëndë. Çfarë...

Debati mbi Kushtetuesen/ Bamir Topi tregon detaje: Situata është e rëndë. Çfarë bisedova me Metën

spot_img
spot_img

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për përplasjet institucionale për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ai e konsideroi situatën si të rëndë, ndërsa shtoi faktin se edhe në kohën kur ai mbante fronin e Presidencës, debatet politike kanë marrë zgjidhje në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shtoi se sot kjo është e pamundur. Ish-Presidenti tregoi detaje edhe për bisedën e kryer me kreun e shtetit, Ilir Meta. Ai foli edhe për ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008, ku shtoi ato ndryshime kanë dobësuar institucionet e vendit

Pjesë nga intervista:

Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, ju si e keni parë?

Situata natyrisht është tepër e rëndë. Nuk kam nevojë ta mbush opinionin publik me pesimizëm, por po ndaj një opinion që vjen si pasojë e njohjes së realitetit , por edhe si pasojë e eksperiencave të gjata politike. Gjithçka fillon dhe e ka origjinën tek politika. Politika ndërton institucionet, ndërton debate dhe bën sherret. Në rastin konkret jemi në një situatë gati gati të pashpresë për ta zgjidhur, përplasjet e palëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, dhe tani bëhet fjalë  për një institucioni të munguar.

Çfarë i këshilluat Metës?

Nuk ishte rasti për ta këshilluar .U njoha për situatën në detaje dhe patjetër që është vetë presidenti që merr të gjitha iniciativat. Unë e thashë se të gjithë presidentët kanë shërbyer në kohëra tjera.Unë besoj se jemi në situata të tjera. Mbas vitit 2008, e gjithë situata e institucioneve është pak a shumë e njëjtë. Sepse pati një ndryshim institucional të institucioneve. Institucioni i Presidentit mbeti në terminal. Gjithçka vendoset nga maxhoranca e radhës. Sot kemi një kryeministër, kemi apo s’kemi parlament nga pikëpamje e fuqisë politike, them që jo. Nga ana tjetër kemi një braktisje nga opozita institucionale. Nga ana tjetër kemi presidentit, që relativisht është i dobët si institucion, jo si individ.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular