BallinaAktualitetMeta, ambasadorëve: Zgjidhni, Kushtetutën e Shqipërisë apo....

Meta, ambasadorëve: Zgjidhni, Kushtetutën e Shqipërisë apo….

spot_img
spot_img

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, në një shënim të fundit në facebook, u ka kujtuar edhe njëherë përfaqësive diplomatike se ‘Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qësharak, as nuk i ndalon këta të fundit të shkojnë në Venecia dhe të pyesin kush është më e rëndësishme Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?

‘Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.

Por Presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?

Ndërsa Presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!’

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular