BallinaAktualitetPlatforma në dhjetor, Bylykbashi: Qeveria tranzitore, mekanizmi që garanton standarde

Platforma në dhjetor, Bylykbashi: Qeveria tranzitore, mekanizmi që garanton standarde

spot_img
spot_img

Në fillim të muajit dhjetor Partia Demokratike, ka gati platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Demokratët do të propozojnë ndryshime që lidhen me kartat e  identitetit, manipulimin  me listat e zgjedhësve, përdorimin  dhe presioni i administratës publike apo keqpërdorimi i burimeve shtetërore. Gjithashtu, pjesë e paketës do të jetë identifikimi, votimi dhe numërimi elektronik, i shoqëruar me votë fizike. 

Partia Demokratike po punon për një platformë të plotë për zgjedhje të lira dhe të ndershme e cila pritet të publikohet në fillim të muajt dhjetor. Sipas ish- deputetit Oerd Bylykbashi, i cili ka qenë bashkë kryetar i komisionit të reformës,  propozimet adresojnë shqetësimet e ngritura nga OSBE/ODIHR-i, që nisin nga çështja e kartave të identitetit, manipulimi me listat e zgjedhësve, përdorimi dhe presioni i administratës publike apo keqpërdorimi i burimeve shtetërore. Por përtej  ndërhyrjeve në ligj Bylykbashi, thotë se mekanizmi kryesor që garanton standarde është qeveria transitore.

Oerd Bylykbashi: “Kodi zgjedhor këto i zgjidh, por qartazi e nevojshme që të ndërtojmë paketa ligjore që detyrojnë, që i lidhin duart cdo lloj qeverie dhe praktikisht do të ishte mekanizmi i një qeverie teknike në organizimin e zgjedhjeve”.

Elektronika e shoqëruar me votë fizike, mbetët një propozim kryesor i Partisë Demokratike.  Për këtë çështje, dakordësia në parim  me mazhorancën nuk ka munguar asnjëherë.

Bylykbashi: “Aktualisht diskutimi nuk është vetëm në planin ligjorë, por kemi parë edhe modele ekzistuese që mund ta bëjnë këtë zgjidhje, pra fazat janë goxha të avancuara në këtë pikë dhe ne po ecim edhe me këtë planë, me paketë ligjore që do të bënte zgjidhjen e kësaj”. 

Deri në këto momente, nuk ka një kanal komunikimi mes opozitës jashtë parlamentare dhe mazhorancës për kodin zgjedhore. Por, Oerd Bylykbashi, thotë se një ligj kaq i rëndësishëm kurrsesi nuk mund të miratohet pa dakordësinë e gjithë palëve.

Bylykbashki: “Askush nuk mund të mendojë që një kod zgjedhor i miratuar në dhomën e mbyllur të PS-së dhe më pas me vulat e çdo lloj shumice që prodhon Partia Socialiste në Parlament do të ishte i besueshëm për shqiptarët”.

Ish deputeti Demokrat, thotë se në fillim të dhjetorit në propozimet e PD-së nuk do të jetë sistemi zgjedhor. Kjo sipas tij jo se nuk ka vullnet për ta ndryshuar, por  ai argumenton faktin se një ndërhyrje e  tillë kërkon  diskutim të nivelit politik dhe kushtetues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular