BallinaAktualitet"Vdesim për gënjeshtra", Robert Aliaj: Atë që dëgjon në kafene e dëgjon...

“Vdesim për gënjeshtra”, Robert Aliaj: Atë që dëgjon në kafene e dëgjon dhe në Parlament

spot_img
spot_img

Artisti Robert Aliaj thotë se populli shqiptar është një popull që vdes për gënjeshtra. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Aliaj ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë si një qytetar, që e shqetësojnë shumë gjëra që ndodhin në Shqipëri.

Çdo pasojë e lidh me politikën, por që edhe populli -thotë ai- ka pjesën e vet të fajit.

Aliaj shprehet se populli është masakruar nga politika, por në të njëjtën kohë kritikon popullin sepse nuk e do të vërtetën.

Robert Aliaj: Gjithçka ka vlerë është biznesi dhe politika dhe është sjellë në mënyrë të tillë që edhe njerëzit harrojnë problemet e tyre. Dmth çfarë ndodh në një kafene, kam vënë re me këto udhëtimet e mia nëpër Shqipëri ndodh deri në instancat më të larta të shtetbërjes në Shqipëri. Pra është e njëjta gjë që dëgjon në kafene aty ku luhet tavëll dhe të njëjtën gjë dëgjon në  Parlament apo në debate politike. E kanë bërë këtë politikën si faktor, si zgjidhje edhe brenda familjes. Jemi bërë sepse jemi të prapambetur. Një popull që merret me politikë…nuk e di. Publiku është shumë i bombarduar me këtë gjë.

Populli ka pjesën e vet të fajit, por unë dua ta shoh këtë me pozitivitet, populli është masakruar nga politika.  E kuptoni që kemi një popull që i pëlqen gënjeshtra, ne kemi një popull që vdes për gënjeshtra.

Të dalësh ti thuash: Ore ti ke një problem…ai të nxjerr sytë.

E di çfarë do të thotë ti thuash një fjalë të vërtetë këtij populli sot?! Që të të vrasin, të presin tek dera, se nuk e duan të vërtetën, jemi të gjithë të angazhuar.

Populli ka arritur në konkluzionin që vdes për gënjeshtra, populli arriti në konkluzionin që është mirë të jesh i përdorur, populli e kujton veten si mjet tani. Dinjiteti njerëzor ka humbur, mendoj unë. Kur ti e shet veten për pak, e ke bërë mall veten tendë.

Përgjegjësia kryesore është e politikës, është bërë 30 vjet politikë    masakruese. Pra revanshe, lufta për pushtet, për para dhe tani themi si tja bëjmë.

Edhe në këtë situatë që jemi në sot populli e ka fajin. Kjo situatë është e paprecedentë. Nuk e kuptoj, sesi ka mundësi që ne të pretendojmë që jemi moralistë sjellim vlera kur ne nuk kemi forcë dialogu. Ne urrejmë njeri-tjetrin. E di pse? Për paratë që janë nga prapa. Unë nuk do mbaja kurrë një pushtet që do kontestohej masivisht. Kur unë nuk arrita të sjell suksesin dhe kur populli nuk është dakord dhe vuan unë do thosha ok, unë e lë. Është zgjidhja më e mirë. Pse duhet ta mbash me forcë pushtetin. Nuk e kam për këtë qeveri, e kam për gjithë politikën.  

Shpesh e quajnë si një personazh kontravers, por vetë Aliaj thotë se nuk është i tillë. “Të thuash çfarë mendon -thotë ai- është diçka e mirë në këtë epokë kaq të vështirë që po jetojmë.”

Robert Aliaj: Të thuash çfarë mendon është një vlerë, është diçka e mirë në këtë epokë kaq të vështirë që po jetojmë, ku të gjithë thonë atë që nuk mendojnë ose atë që duhet ta thonë se fitojnë diçka ose për diçka tjetër. Jetojmë në një botë ku nuk jetojmë jetën tonë dhe dukem kontravers ndoshta.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular