Në 6 vitet e qeverisjes së tij, kryeministri Edi Rama nuk ka mundur të sjellë në Shqipëri asnjë investim të huaj serioz. Kështu shprehet ish kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook.
Duke iu referuar një interviste të Ramës dhënë për emisionin “Të paekspozuarit”, Rama do të shprehej se, “Shell” u soll në Shqipëria nga qeveria e tij. Por sipas Berishës, kompania prestigjoze ka ardhur në vendin tonë në vitin 2010.
“Në 6 vite asnjë investim serioz i huaj në Shqipëri. Të gjitha investimet e mëdha, TAP, Kaskada e Devollit dhe ajo e Fanit, Shell etj etj, janë kontrata të qeverisë së mëparshme.
I pyetur tre herë nga gazetari Ylli Rakipi se cili është investimi i huaj prej 20 milionë eurosh i ardhur këto 6 vite, Edvin Mafia pa u skuqur përgjigjet duke mashtruar se ka ardhur Shell. Kompania Shell ka ardhur në Shqipëri në vitin 2010!”, shkruan Berisha në postimin e tij.
© SYRI.net