BallinaAktualitet"5 mijë, nesër në darkë të jenë gati"/Si u viheshin gjoba biznesmenëve...

“5 mijë, nesër në darkë të jenë gati”/Si u viheshin gjoba biznesmenëve nga grupi “Bajri”

spot_img
spot_img

Gjykata e Krimeve të Rënda la dje në burg dy prej të cilësuarve si drejtues të grupit kriminal “Bajri”, Safet dhe Behar Bajrin, si dhe Ilir Bajrin. Gjithashtu, në burg mbeten edhe dy prej bashkëpunëtorëve kryesorë të tyre, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi, të cilët dyshohet se u bënin shantazh biznesmenëve të ndryshëm duke u vënë gjoba.

Nga ana tjetër, ata dyshohet se përfitonin shuma të ndryshme për të punësuar persona të caktuar në administratën publike. Për 3 punonjësit e Spitalit të Shkodrës, ndaj të cilëve ishte caktuar masa “Arrest shtëpie” në mungesë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi “Detyrim paraqitje”. Por edhe Jorida Murati, mikesha e Behar Bajrit, e cila ishte arrestuar tri ditë më parë, pasi ndaj saj ishte caktuar në mungesë masa “Arrest me burg”, mori një masë më të butë sigurie. Gjykata vendosi që ajo të hetohet në masën “Arrest shtëpie”. Gjatë zhvillimit të masës së sigurisë, infermierja 32-vjeçare u përlot në sallë.

Por ndryshe nga brishtësia që shfaqi gjatë seancës mikesha e Behar Bajrit, ky i fundit dhe Safet Bajri treguan anën e tyre të ashpër gjatë kohës që zhvillohej masa e sigurisë. Akuzat e ngritura ndaj tyre, por edhe personave të tjerë që po mbahen në burg prej më shumë se një viti, Safet e Behar Bajri i cilësuan si të sajuara. Madje, shkuan edhe më tej, duke u shprehur me nervozizëm se sulmi ndaj tyre është organizuar nga prokurori Anton Martini, që ka qenë edhe prokuror në Shkodër.

“Gjithçka e kemi nga Anton Martini. Ka marrë urdhër politik që të na mbajnë në burg. Janë akuza të sajuara dhe duan të na mbajnë në burg me çdo kusht. Mos na mbani pa të drejtë”, u shprehën ata. Por kërkesa e Prokurorisë drejtuar Gjykatës për caktimin e masave “Arrest me burg”, bazohet në disa përgjime telefonike, që duket se janë prova më e fortë e organit të akuzës.

PERGJIMET

Prova më e fortë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ngriti të tjera akuza ndaj grupit kriminal “Bajri”, duket se janë përgjimet telefonike. Një nga bisedat telefonike që është përgjuar dhe përdoret si provë nga Prokuroria është ajo mes Ismet Idrizit dhe një biznesmeni që quhet Arjet, të cilit i kërkon 5 mijë euro.

Idrizi: Hë Arjet, ç’a bane. Nesër ka me lëviz ky shoku, a kishe mund nga darka me i pru?

Biznesmeni: Nuk i kam be hala. Vetëm 2000 më bahen sonte në darkë, nqs të bëjnë punë në darkë, hajde në Dergut merri. Deri nesër në drekë i bëj 3000 që të kam thënë.

Idrizi: Jo, unë e di për 5000 që e keni lënë. Gjithsesi, flet vetë ti me të.

Biznesmeni: Jo, i kam thënë për 3 kam mundësi me mbledh. Ai më tha mundoju për 5. Idrizi: 5000 thotë, nesër në drekë me kenë gati. Në kërkesën drejtuar Gjykatës, Prokuroria thotë se kjo bisedë e përgjuar, pavarësisht rrethanave, në mënyrë të drejtpërdrejtë pasqyron një marrëdhënie me personin nën hetim, Safet Rustemi (Bajri,) me biznesmenin, të cilit i ka kërkuar shumën prej 5 mijë eurosh, shumë për të cilën vetë biznesmeni nuk e ka të qartë, por është Ismet Idrizi ai që e sqaron.

Sipas organit të akuzës, shuma prej 5 mijë eurosh, është një ndër gjobat e vendosura nga grupi kriminal “Bajri”.

Një tjetër provë për organin e akuzës është edhe një bisedë e transkriptuar mes Ilir Rustemit (Bajrit) me shtetasin me inicialet A.V.. Prokuroria thotë se mes dy personave në bisedë ka një marrëdhënie financiare, e vendosur njësoj si me biznesmenin në Shkodër, të cilit i kërkonin të paguajë shumën e kërkuar. Biseda është regjistruar në prill të 2018, rreth orës 14:10.

Ilir Rustemi: O Tan, me fillu vlla tashi noj gja si e këna lan, hallet t’i di e hallet m’i din! A.V.: Ilir, vlla, më dt 2 ose me 3 do të çoj një shok me të taku dhe do mbyllim një pjesë.

Ilir Rustemi: Ok, vlla. A.V.: Flm, të rujt Zoti. Sipas Prokurorisë, thuajse e njëjta bisedë është transkriptuar mes Ilir Rustemit dhe shtetasit me iniciale D.D., i cili është mik i afërt i familjes Bajri.

Ndërsa një shtetas me inicialet A.K. i dërgon një sms Ilir Rustemit më datë 26 prill 2018: “Ilir, si kalove? Më bani tel Ardiani, tha ma ban hallall, thuji Ilirit deri nesër nuk mundem me ardhë prz, veç nëse 99% kryej punë tha e vij të takoj. Me respekt Dori”.

PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular