BallinaAktualitetBasha bën bilancin e takimeve me drejtuesit më të lartë të BE....

Basha bën bilancin e takimeve me drejtuesit më të lartë të BE. “Shqipëria duhet të përmbushë këto kushte për anëtarësim”

“Zgjedhje të lira e të ndershme, drejtësi e pavarur, ndëshkim krimit dhe korrupsionit”. Basha bën bilancin e takimeve me drejtuesit më të lartë të BE. “Shqipëria duhet të përmbushë kushtet për anëtarësim”

Mesazhet që sjell nga këto dy takime të mëdha police janë mesazhe shprese dhe pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Siç keni mundur ta ndiqni, së pari, fokusi i të dy takimeve përsa i përket Shqipërisë ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, e çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë ne be.

Siç bëra në takimet e mia me krerët me të lartë të be, dua ta bëj edhe nga atiarna- të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur në përgjigje të kërkesës sime dhe të PD dhe davaritjen e çdo keqkptimi, fake news apo propaganda e populistëve autokratë të Ballkanit për të mbuluar dështimin e tyre. Theksi që kanë vendosur drejtuesit më të lartë të BE ka qenë tek përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë. Për ne shqiptarët kjo nuk është diçka e re. Prej 25 shtatorit, Bundestagu gjerman ka miratuar një Rezolutë, ku ka paralajmëruar se Shqipërisë do t’i hapen negociatat pas përmbushjes së 9 kushteve.

Prej ditës së enjte, pozicioni i Bundestagut, që shkon përtej qendrës së djathtë, pasi ai qeveris me të majtën e SPD, është edhe qëndrimi i PPE-së, që ka presidenten e grupin më të madh parlamentar në BE dhe kryeson. Është grupimi që ka presidenten e re të Komisionit Europian dhe gjysmën e Komisionit Europian, qeverisë së Europës së bashkuar, që ka grupin më të madh parlamentar në Parlamentin europian dhe që kryeson disa prej vendeve më të rëndësishme anëtare të BE, duke nisur natyrisht me qeverinë e Angela Merkel në Gjermani.

Kushtet që duhen plotësuar janë e zeza mbi të bardhë. Nuk lë vend për keqkuptime apo propagandë. Kësaj rradhe nuk mund të bëjë asgjë për të fshehur të vërteta e shkruara e zez mbi të ardhë.

1. Kërkesa e parë e këtij bashkimi më të madh politik në Europë, është miratimi pa vonesë i reformës zgjedhore.

2. Bërjen funksionale sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe marrja enjë vendimi prej saj për farsën e 3 Qershorit

3. Papajtueshmërinë totale me vjedhjen e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje dhe hetimin në mënurë të suksesshme, jo për të lartë gojën, të atyre që kanë ndërhyrë në zgjedhje dhe kanë blerë vota.

4. Duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK e BKH për të hetuar zyrtarët, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

5. E konsideron tërësisht të pamjaftueshme situatën sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, kultivimit masiv të kanabisit dhe të drogës dhe pastrimit të parave dhe shpreh nevojën urgjente që këtu të kemi ndëtimin e një regjistri bindës, jo thjesht të shfaqjeve por paralizimit, goditjes dhe çuarjes përpara drejtësisë dhe dënimit duke përfshirë politikanë, zyrtarë të lartë dhe organizatat kriminale. Bën thirrje për progres në rrugën e reformës e administratës publike si një katastrofë që nuk ka të dytë në Europë pwr nga politizimi i saj.

6. Shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike në betejën e saj për t’i shërbyer interesave legjitime të shqiptarëve dhe aspiratës kombëtare për anëtarësim në BE.

7. Gjërat duhen thënë troç. Vetëm kështu ndihmohet shqipëria. Vetëm kështu ndihmohen shqiptarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular