BallinaAktualitetBerisha zbulon dokumentin origjinal të blerjes së 500 m truall për vilën...

Berisha zbulon dokumentin origjinal të blerjes së 500 m truall për vilën e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora pranoi se nuk do të marrë pjesë në tubimin që ka thirrur Presidenti Ilir Meta në datë 8 dhjetor, në sheshin ‘Demokracia’, në qytetin Studenti. Berisha tha se atje do të marrin pjesë qytetarët, por u shpreh “pro” idesë së referendumit.

“Do të binte ndesh në qoftë se Presidenti do kërkonte mbështetjen e opozitës. Ai do t’i humbiste palët. Jo. Nuk mund të shkoj në mitingun e tij. Ai ka ftuar popullin atje. Unë do të ndjek programin e Partisë Demokratike.

Presidenti as që pretendon dhe as që kërkon, me aq sa e dëgjova dhe sa kuptova unë, mbështetjen e asnjë force politike. Ai mendon se thirrja e tij, në interesin më të mirë të qytetarëve që t’i përgjigjen që tu japë atyre të drejtë në vendimmarrje siç e ka Zvicra.

Në Zvicër është populli direkt që vendos në shumicën dërrmuese të çështjeve. Ai e sheh që në një moment kur një njeri ka përqendruar të gjithë pushtetet, kjo histori mund të përsëritet dhe do që të gjithë pushtetet në kuptimin e vendimmarrjes ligjore t’i kalojnë në radhë të parë qytetarëve” – tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular