BallinaAktualitetDalin FOTOT/ Momenti i arrestimit të “Zogut të Tiranës, gjysmë-lakuriq në dhomën...

Dalin FOTOT/ Momenti i arrestimit të “Zogut të Tiranës, gjysmë-lakuriq në dhomën e hotelit

Janë publikuar foto nga momenti i arrestimit të Hermes Nikajt, të njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’. Shqiptarja.com ka publikuar fotot nga momenti kur policia ka prangosur 28-vjeçarin Nikaj në dhomën e hotelit në autostradën Tiranë – Durrës dhe i ka vënë prangat. Siç shihet edhe në pamje, Nikaj ka veshur një palë të brendshme të kuqe të markës “Calvin Klein”. Ai është i shtrirë mbi sixhaden pranë krevatit të hotelit dhe ka prangat në duar.

Krahas tij shihet një person në këmbë që ka veshur atlete të bardha. Nuk dihet nëse personi në foto është 47-vjeçari me inicialet A.Xh, nga Mamurrasi që u arrestua në të njëjtën dhomë hoteli me Hermesin, apo ndonjë efektiv policie.

Vetë Nikaj mësohet se ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe jo për qëllime përfitimi monetar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të seksit të ofruar. Ndërkohë një nga vajzat e arrestuara është zbërthyer para Prokurorisë duke treguar se është përdorur nga Nikaj dhe klientët ia ka gjetur ai.

Nikaj u arrestua bashkë me 3 persona të tjerë, përfshirë parukieren Anjeza Bena që është lënë e lirë, pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular