Po vijojnë kërkimet intensive nën rrënoja për të shpëtuar personat që kanë mbetur të izoluar.
Gazetari Erjon Skëndaj sjell pamje të operacionit të forcave të kërkim-shpëtimin në zonën e Thumanës, zonë kjo e cila po përjeton momente të vështira.
‘A ka njeri brenda’-kjo është thirrja e forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët vijojnë prej orëve të para të mëngjesit duke gërmuar nën rrënoja me qëllim shpëtimin e qytetarëve që kanë mbetur poshtë gërmadhave.