Forcat e Ushtrisë, bashkë me Forcat Speciale dhe ato të Policisë kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e Policit Barjam Hajdarmataj.
Hajdarmataj është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e godinës së rrënuar të Kavalishencës, një repart në varësi të Ministrisë së Brendshme, nga vetë kolegët e tij.
Ai është një nga viktimat e tërmetit katastrofik që goditi sot Shqipërinë me magnitudë 6.4 rihter dhe intesitet 7 ballë.