BallinaAktualitetFOTO/Kërkon mbesën dhe babain e saj në rrënoja, apeli drithërues i dajës...

FOTO/Kërkon mbesën dhe babain e saj në rrënoja, apeli drithërues i dajës nga spitali i Traumës

Një dajë që kërkon mbesën e tij. Ky është apeli i një të afërmi nga spitali i Traumës që kërkon mbesën e tij dhe vëllain të zhdukur në rrënojat e pallateve në Thumanë. Drita Cakoni vetëm 15 vjeç dhe babai i saj Kastriot Cakoni kanë humbur në rrënoja dhe asgjë nuk dihet për fatin e tyre

E ëma e 15 vjeçares ndodhet në spital së bashku me djalin 12 vjeçar, jashtë rrezikut për jetën.

Daja i Dritës tha se pasaporta është gjetur në rrënoja ndërsa telefoni i dhëndrit është funksional, por nuk përgjigjet njeri.

“Jam daja e vajzës. Pasaporta është gjetur në gërmadha. Kjo është mbesa ime Drita Cakoni 15 vjeçe që është e humbur në gërmadha. E kam kërkuar, sapo erdha nga Thumana. Nuk kam gjetur asgjë akoma. Kërkoj nga shteti të më japë një sqarim. Motra është në gjendje të rëndë brenda. Djali 12 vjeç në gjendje të mirë shëndetësore por i shokuar. Tani ka humbur dhëndri dhe vajza. Shteti të më tregojë ku është Drita, në morg apo në spital dhe babai i saj Kastriot Cakoni. Telefoni i dhëndrit punon, nuk përgjigjet kush. Kam parë tmerr sot, njerëzit e copëtuar dhe të sakatuar. Është tmerr i vërtertë”.

Image

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular