BallinaOP EDZullumet dhe tërmetet e Rilindjes!

Zullumet dhe tërmetet e Rilindjes!

Nga Qamil Gjyrezi

Nuk dua të abuzoj dhe manipuloj me tërmetin që ra sot në mëngjes në Shqipëri por shprehi ngushëllimet e mia për viktimat e tërmetit dhe dëmet materiale dhe njerëzore! Tërmetet janë fenomene natyrore ose e shkruar qartë punët e Zotit, por më pas rrënojat, dëmet dhe humbjet njerëzore që shkaktojnë tërmetet janë përgjegjesi e qeverive për t’i dëmshpërblyer dhe për t’i mbështetur!

Qeveria e papërgjegjshme e Edi Ramës, akoma nuk ka dëmshpërblyer familjet të prekura nga tërmeti i rënë para një muaji, por bën vetëm propagandë dhe është e intersuar për oligarkët dhe oborrin e Edi Ramës dhe rrethit të tij! Qeveria e Edi Ramës me “Zullumet” e saja, po krijon një gjendje shoku për të gjithë duke ja kaluar edhe fenomeneve natyrore! Zullumet ose tërmetet e Rilindjes me politikat e mbrapshta po zbrazin Shqipërinë cep më cep, nga Jugu në Veri.

Po shikoja sot në TV, pamje se si po shkretohet Shqipëria nga veri-perëndimi i vendit nga Leskoviku! Të vjen keq që nga kjo qytezë janë larguar pothuajse të gjithë dhe kanë mbetur vetëm të moshuar nga tërmeti 6 vjecar Rilindas! Zullumet ekonomike dhe tërmetet ekonomike kanë qenë të pafund, ku ekonomia tek neve është në rënie të vazhdueshme dhe gjatë këtyre 6 viteve ka shumë pak investime dhe qeveria nuk ka para për të paguar pencionistët në fund të vitit 2019!

Zullumet dhe tërmetet e drogës, që ka mbuluar Shqipërinë janë më të rrezikshëm se tërmeti i rënë para një muaji dhe sot! Zullumet dhe tërmetet në shëndetësinë shqiptare janë të pafundme, ku njerëzit blejnë ilacet dhe nuk ka serume në reanimacione! Zullumet dhe tërmetet e krimit të organizuar, që bashkëpunon me qeverinë dëgjohen dhe shikohen cdo ditë në TV dhe rrugë! Zullumet dhe tërmetet në drejtësinë e Rilindjes janë të pafund, duke shkaktuar një tërme

t të pafund në drejtësinë shqiptare, që kërkon reforma të thella! Zullumet dhe tërmetet rilindas kanë krijuar një gjendje psikologjike të rëndë tek të gjithë, duke humbur shpresën për jetë të mirë dhe të qetë në Shqipëri!

Këto zullumet dhe tërmete janë nganjëherë edhe më të fuqishme se tërmetet natyrore! Edhe njëherë shprehi mbështetjen dhe ngushëllimet personale për humbjen e jetëve njerëzore dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i ditës së sotme dhe shprehi besimin se është i domosdoshëm një termet, lëvizje popullore demokratike për të larguar “Rilindjen zullumqare’!

Tërmetet fatkeqësisht shkaktojë dëme materiale dhe shpirtërore tek njerëzit që kanë nevojë për mbështetje në të gjitha planet nga shteti dhe qeveria dhe shëmbin pallatet e njerëzve të thjeshtë! Nëse shtëpia e betonit në Surrel e Edi Ramës i përballon tërmetit të natyrës, “Kryeministri zullumqar” nuk do t’i shpëtojë “tërmetit popullor” dhe largimit të tij për dëmet që i bëri të gjithëve në këto 6 vite qeverisje!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular