Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bërë një njoftim për të gjithë qytetarët që të mos përdorin ashensorin e pallatave deri në një moment të dytë.
“Përdorues të ashensorëve/Banor/Administrator/Persona Përgjegjës, nisur nga situata e krijuar dhe dëmet e shkaktuara prej lëkundjeve të forta sizmike të datës 26 nëntor, lutemi të merrni masat për mospërdorimin e ashensorëve deri në një njoftim të dytë.
Kjo është për sigurinë e jetës për Ju dhe familjet tuaja”, thuhet në njoftim.