BallinaAktualitetHarxhojmë mbi 1 miliardë lekë për qen, por s’kemi qen emergjencash

Harxhojmë mbi 1 miliardë lekë për qen, por s’kemi qen emergjencash

Shumëkujt i ka rënë në sy se sa të përgatitura janë ekipet e emergjencës që po vijnë në Shqipëri, qoftë edhe nga Kosova, pa përmendur këtu ekipet greke dhe italiane.

Përveç teknologjisë, pajisjeve dhe trajnimt të duhur, ata kanë me vete edhe qentë e nevojshëm për të tilla situata.

Por ne pse nuk kemi qen të tillë?

Aranita Brahaj nga Open Data Albania thotë se fondet për këtë qëllim jepen, jo pak por 1.11 milionë dollarë, por qen nuk ka.

“Qen që nuhat njerëz nën rrënoja tërmeti nuk kishim. Rroftë qeni që erdhi nga Kosova. Ama me Thesarin tonë kemi vite që majmim qen për ushqim e trajnim qeni. Urdhëro 1.11 milion USD pagesa nga taksat tona për qen. Këta KÇK dhe me lugën e qenit,” shkruan ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular