BallinaAktualitetImazhe të rënda/I riu kërkon një cigare nën rrënoja dhe mbyll sytë...

Imazhe të rënda/I riu kërkon një cigare nën rrënoja dhe mbyll sytë përjetë (FOTO)

Shënohet një tjetër viktimë në Thumanë, nga tërmeti katastrofik që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, dhe që u shoqërua me një sërë pasgoditjesh të tjera të forta. Kishte shumë shpresë që një i ri me mbiemrin Çuka të nxirrej i gjallë nga rrënojat, pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit, por ai ka ndërruar jetë. Një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh.

I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, madje iu kishte kërkuar edhe një cigare, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë. Fotoja më poshtë është publikuar nga Assosited Press.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular