BallinaUncategorizedTelevizioni holandez RTL: A do vijë Tërmeti i Madh?

Televizioni holandez RTL: A do vijë Tërmeti i Madh?

spot_img
spot_img

Një tërmet në Shqipëri, një tjetër në Kretë, Italia është goditur disa herë vitet e fundit. A do vijë goditja e madhe, pyet televizioni i njohur holandez, RTL.

Tërmetet ndodhin zakonisht në afërsi të vijës ku bashkohen pllakat tektonike.

Ka disa të tilla të mëdha në Paqësor, në Amerikën e Jugut, në Japoni dhe Himalaje. Europa është e mbrojtur nga të tilla linja të mëdha. Vetëm një kalon përmes Mesdheut.

Pllaka afrikane vendoset aty poshtë pllakës euroaziatike. Po ashtu ka një linjë që kalon përmes Italisë dhe përthyhet në Ballkan. Kjo shpjegon se përse ka kaq shumë tërmete në këtë zonë: Itali, vendet ballkanike, Greqia dhe Turqia. I madhi Tërmeti i tërmeteve, atij i druhen në Kaliforni prej kohësh.

Linja e San Andreas kalon mu përmes këtij shteti. Ajo shkakton mijëra lëkundje çdo vit dhe sizmiologët kanë paralajmëruar prej vitesh: një ditë do të ketë një shumë të madh.

Tërmeti i Madh e kanë quajtur. Se kur do vijë, kjo nuk dihet.

Ekziston frika edhe në Europë për një të tillë tërmet plotësisht shkatërrues. Dhe në veçanti për brigjet e Portugalisë. Në vitin 1755, tërmeti më i fuqishëm në Europë u regjistrua pranë Lisbonës me një fuqi nga 8.5 deri 9 ballë.

Tërmeti shkaktoi një cunami që mendohet se vrau 60 mijë persona. Shkencëtarët kanë përllogaritur prej atëherë se edhe një tërmet me 6 ballë mund të shkaktojë të njëjtën dallgë vrasëse. Edhe qyteti turk i Stambollit është paralajmëruar.

Atje ndodhin shpesh tërmete të mëdhenj. I fundmi ishte në vitin 1999 me 17 mijë viktima.

Shkencëtarët mendojnë se në këtë pjesë të Turqisë mund të ndodhë shpejt një tjetër tërmet i madh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular