BallinaAktualitet“Të ma çojnë gocën jashtë të mbushë 20 vjeçe”, vajza i vdiq...

“Të ma çojnë gocën jashtë të mbushë 20 vjeçe”, vajza i vdiq në spital, ja fjalët e babait drejtuar Ramës sot në mëngjes

Xhesika Biqiku është 20-vjeçarja që ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës, viktima e parë e tërmetit në Tiranë. Vetëm 2 orë më parë babai i Xhesikës i kërkoi mes lotësh kryeministrit Edi Rama i cili ndodhej në Kombinat ndihmë për ta dërguar jashtë vendit për kurim.

foto galeri foto galeri

“Kam gocën në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë po u përmend një çik thonë italianët direk ne do ta çojmë në Itali. Kam gocën e madhe, Sabinën, jashtë rrezikut është sakatu. (qan) Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën, të mbushë 20 vjeçe”, tha i ati i Xhesikës mes lotësh. (video: minuta e parë)

Xhesika bashkë me të motrën Sabinën mbetën të plagosura pasi iu ranë tullat në kokë, kur dolën nga shtëpia e tyre në Kombinat nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Sabina ndodhet në spital jashtë rrezikut ndërsa Xhesika ishte në koma deri mesditën e sotme.

Rama Okok

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular