BallinaAktualitet'Urgjent, ndërtuesit të riparojnë godinat dhe t'u paguajnë dëmet njerëzve ose i...

‘Urgjent, ndërtuesit të riparojnë godinat dhe t’u paguajnë dëmet njerëzve ose i pret burgu!’

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një apel të gjithë ndërtuesve në qarqet e prekura nga tërmeti të paraqesin  me deklaratë, gatishmërinë e tyre për të riparuar godinat e dëmtuara dhe të dëmshpërblejnë 100% dëmet që kanë pësuar qytetarët . Fjala është për godinat që mund të rikonstruktohen. Në të kundërt, Rama kërcënoi se ata i pret burgu.

Në fjalën e tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave të hënën në mëngjes, Rama tha:

“Me kërkesë të zotit Ilir Meta jemi duke punuar dhe besoj se do ta konkludojmë shpejt dhe kuadrin e ri ligjor dhe penal për abuzimet në ndërtim, ndërkohë që Njesia Speciale Kundër Korrupsionti ka filluar të përgatisë të gjitha hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësitë  në godinat problematike.

Por dua të bëjë një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina kolektive dhe sot hyjnë tek godinat e dëmtuara, por jo të rrezikshme,  por “të dëmtuara” –  që të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse të drejtuesit të plotfuqishëm për Emergjencën apo në zyrën e Shtabit të Emergjencës në Durrës dhe të bëjnë Deklaratën e Gatishmërisë për t’i paguar një për një vetë, “vetë” në  godinat, të gjitha riparimet: Nga ato sipërfaqësorë deri tek dëmet materiale që i kanë shkaktuar njerëzve; për shkak të tërmetit natyrisht.

E bëj këtë apel sepse shumë shpejt do të jetë vonë për ta. Shumë shpejt do të jetë vonë për ta.

Kush dot i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtpërdrejt para organeve të drejtësisë dhe do ta çojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri.

Bëhet fjalë-  dhe për t’ua thënë këtë njerëzve – për dëmtime që nuk cenojnë qëndrueshmërinë e godinës, por vënë në pamundësi  banueshmërinë e saj dhe kanë të bëjnë me abuzim të ardhur gjatë ekzekutimit të lejeve të ndërtimit.

Është e  sigurtë që ndërtimet e reja, ato të bëra qysh nga mesi i viteve ’90 e më pak, në 99% të tyre kanë qëndruar më së miri përballë tërmetit. Pjesa tjetër shumë e vogël është abuzim nga individë – jo nga kompani, nga “individë”, që kanë ndërtuar “shto ujë e shto miell” dhe në një përqindje të vogël  nga kompani që kanë abuzuar me vete lejen.

Gjithashtu, kam kërkuar dhe një raport që duhet përgatitur me pushtetin vendor për katet e shtuara mbi lejen. Janë një sërë katesh të shtuara mbi leje .”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular