BallinaAktualitetRama merr tjetër vendim për të prekurit nga tërmeti: Platforma “shqiperiaqeduam.al”, trajtojmë...

Rama merr tjetër vendim për të prekurit nga tërmeti: Platforma “shqiperiaqeduam.al”, trajtojmë vetëm

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot një tjetër vendim për të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti. Në takimi e bashkëqeverisjes, Rama tha se ka vendosur ta vërë platformën “shqipëriaqëduam.al” në shërbim vetëm të qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Sipas tij, gjatë kohës që vendi do të jetë në gjendje të jashtëzakonshme, përmes kësaj platforme do të marrin përgjigje vetëm ata qytetarë që kanë shqetësime nga tërmeti apo ata që duan t’i ndihmojnë, dhe jo ankesat e tjera të qytetarëve.

“Ne kemi vendosur të ndalojmë platformën e bashkëqeverisjes, gjatë kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme. Që nga dita e sotme, në platformën “shqipëriaqëduam.al” shqiptarët mund të adresojnë të gjitha shqetësimet e tyre për tërmetin dhe menjëherë ekipi vihet në lëvizje për t’iu kthyer përgjigje.

Për sa kohë do zgjasë emergjenca, nuk do kemi mundësi t’iu përgjigjemi qytetarëve për problemet e tjera, përveç tërmetit. Unë do bëj çmos bashkë me ministrat që të mos bjerë ritmi. Kjo është një faqe e dedikuar për të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti dhe ata që duan të ndihmojnë të prekurit”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular