Një person ka mbetur i vrarë në Tepelenë, ndërsa është plagosur vëllai i tij, si pasojë e një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dale të qytetit, ku i vrarë ka mbetur 46-vjeçari i identifikuar si Artur Bresha, ndërsa u plagos vëllai i tij, 42-vjeçari Artan Bresha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
![artur berisha](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2019/12/artur-berisha.jpg)
Nuk ka ende informacione rreth motiveve të ngjarjes, ndërsa vëllezërit Bresha kishin hasmëri të vjetra. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, apo autorëve.
![artani](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2019/12/artani.jpg)
Njoftimi i plotë i policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak.
Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve
Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli
Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.