BallinaKronikeFOTO+EMRAT/ Atentat në Tepelenë, vritet 46-vjeçari, plagoset i vëllai

FOTO+EMRAT/ Atentat në Tepelenë, vritet 46-vjeçari, plagoset i vëllai

Një person ka mbetur i vrarë në Tepelenë, ndërsa është plagosur vëllai i tij, si pasojë e një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dale të qytetit, ku i vrarë ka mbetur 46-vjeçari i identifikuar si Artur Bresha, ndërsa u plagos vëllai i tij, 42-vjeçari Artan Bresha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

artur berisha
Viktima Artur Bresha

Mësohet se Artur Bresha ka qenë emigrant, ndërsa tani punonte roje tek bypassi i Tepelenës dhe së bashku me të vëllain kishin në pronësi edhe një dyqan.

Nuk ka ende informacione rreth motiveve të ngjarjes, ndërsa vëllezërit Bresha kishin hasmëri të vjetra. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e  autorit, apo autorëve.

artani
I plagosuri Artan Bresha

Njoftimi i plotë i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak.

Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli

Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular