BallinaAktualitetVIDEO/ Dako del në krah të Ramës: I shoh unë ato letrat...

VIDEO/ Dako del në krah të Ramës: I shoh unë ato letrat (ERTV e fshin menjëherë nga Facebook)

Kryeministri Rama ndodhej këtë mbrëmjes në Durrës, ku vazhdoi turin e tij të njohjes me situatën në terren. Gjatë kësaj vizite Rama shoqërohej me Bledi Çuçi. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës në hije ndodhej edhe Vangjush Dako, ku kameramani i ERTV është kujdesur që të mos e filmojë. Por në fund të regjistrimit në momentin që Rama po largohej, në kamera është shfaqur Dako që i thotë Ramës “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, ndërsa kryeministri i është përgjigjur shkurt: “Ok”.

Pjesë nga biseda:

Rama: Dëgjo, me këto…me këta 12 që janë gati merru vetë…
Çuçi: Për lejet, po.
Rama: Çfarë lejesh more, vjen supervizori në kokë aty dhe mbaroi ky film. Pastaj ata tjerët vijnë me radhë që të fillojë.
Çuçi: Të kthehet puna.
Rama: Po.
Dako: Për ato letrat po bëj unë ndonjë gjë, mirë?
Rama: Ok.

Personi që filmon në televizionin e Ramës, ERTV, e ka larguar kamerën nga Dako, por pak sekonda kanë mjaftuar për të shquar kryebashkiakun që ka drejtuar Durrësin për 12 vite, i cili sot është në qendër të vëmendjes sepse ka dhënë leje të panumërta ndërtimi edhe në vende të papërshtatshme për të ndërtuar.

Megjithëse u shfaq në një fragment sekonde, kryeministri Edi Rama për të zhdukur çdo provë që ishte me Dakon, vendosi që ta fshinte këtë moment nga video nga Facebook (në videon poshtë). Ky moment është kapur nga kamera e Faxnews (në videon lart). Edhe pse tani janë gjithë të bindur që dorëheqjes së Valbona Sakos punët e bashkisë i drejton Zhylien Varfaj, njeriu i afërt i Dakos.

Kryeministri Rama shoqërohej në rrugët e qytetit të Durrësit nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, me kompetencat e ministrit fuqiplotë që pas tërmetit që dëmtoi qindra mijëra ndërtesa në Durrës dhe Thumanë.

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular