Operacioni “Lake” i kryer nga forcat “Shigjeta” ka vënë në pranga dy persona të identifikuar si Albert Xhoka, 41-vjeç, dhe 42-vjeçari Sokol Masha. Në gjendje të lirë po hetohet 50-vjeçari maqedonas Subi Ethemi, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi.”
Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng 23-vjeçarin maqedonas dhe pasi i kanë vënën armën në kokë i kanë kërkuar shumën e 250 000 eurove.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”.
Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.
Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:
– A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.
Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ditën e djeshme janë publikuar pamje te aksionit te zhvilluar për lirimin e maqedonasit mbi godinën e Kryegjyshatës ku edhe është arritur të lirohet pengu dhe është kapur një nga personat të cilit i është gjetur një silenciator.