BallinaAktualitetZgjedhjet për kreun e SPAK, ja 3 prokurorët që priten të kandidojnë

Zgjedhjet për kreun e SPAK, ja 3 prokurorët që priten të kandidojnë

Pas zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm KLP duhet të zgjedhë tashmë edhe kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, i cili do të jetë ai që do të marrë drejtimin e përkohshëm të kësaj strukture.

Afati i fundit ku kandidatët duhet të paraqesin kërkesën për interes është data 10 dhjetor.

Burimet e RTV Ora bëjnë me dije se nga 8 anëtarët e emëruar mësohet se interes për kreun e SPAK do të paraqesin tre prokurorë si Altin Dumani, Arben Kraja dhe Ervin Kondili, të tre që i kanë kaluar pa problem të dyja shkallët e vettingut.

Më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, të cilët ashtu siç ndodhi edhe me Prokurorin e Përgjithshëm do ti nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin platformën e tyre.

Pas marrjes së detyrës kreu i SPAK do të zgjedhë drejtuesin e byrosë kombëtarë të hetimit strukture kjo që do të funksionojë njëkohësisht me SPAK. Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë detyrën pas zgjedhjes së kryetarit duke marrë në dorëzim rreth 300 dosje nga Krimet e Rënda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular