BallinaKryesoreTë bëhemi më të mirë me veten dhe me natyrën

Të bëhemi më të mirë me veten dhe me natyrën

Nga Dr.Henrik Zotaj

Te behemi me te mire me veten..
Te behemi me te mire me natyren..

Sebashku me disa kolege dhe miq, kemi vizituar keto dite post termeti, Durresin dhe disa nga te demtuarit nga termeti qe mbeten pa shtepi ose banesat e tyre jane te pabanuara per nje kohe te pacaktuar..
Eshte rasti qe edhe njehere, ti ngushellojme te gjithe ato qe humben te afermit e tyre ne kete tragjedi, kurajo dhe force per te gjithe ato qe humben shtepite nga kjo fatkeqesi natyrore..
Nje pjese e ketyre banoreve rreth 120 persona nga Durresi, qe u jane demtuar ose prishur teresisht banesat jane vendosur ne nje godine “Egi Center”tek unaza e re ne Tirane..
djemte e unazes se re, qe jane nje shembull i vertete per tu ndjekur, po ju sherbejne me nje perkushtim te jashtezakonshem por, ajo qe me beri pershtypje sot, eshte se akoma nga bashkia Tirane, ekipet qe ndodhen ne terren, nuk vijne te regjistrojne te gjithe personat qe jane vendosur aty, me qellim qe administrimi dhe menaxhimi i tyre, tani e ne vazhdim te kryhet nga ana e bashkise Tirane, sigurisht dhe me mbeshtetjen e djemeve te palodhur te unazes se re dhe shume personave te tjere, qe ndihmojne dhe do vazhdojne te ndihmojne cdo dite pa u lodhur, sepse njeriu ndjehet mire shpirterisht kur ndihmon dike qe eshte ne veshtiresi, e aq me teper ne nje fatkeqesi natyrore si kjo.
Por, nderkohe qe perpiqemi te ndihmojme sadopak banoret qe kane mbetur pa nje shtepi, pyetja qe te vjen natyrshem ne keto dite post termeti eshte..
A kemi dhe ne pjesen tone, ne kete fatkeqesi natyrore..!!? patjeter qe po..!! I madhi Lasgush Poradeci thoshte, “natyra eshte si njeriu,, lere te qete mos e ngacmo, e nese ngacmon, do te te kthehet nje dite, prandaj thoshte ai,,,nese ke mundesi vetem ndihmoje..ate..dhe ne fakt, ne kishim kohe qe e kishim prishur raportin me natyren, sjelljen e mire me te, ndihmen ndaj saj, ashtu sikurse kemi kohe qe e kemi lene menjane “sjelljen e mire” me veten, me njeri tjetrin dhe me te tjeret, keshtu qe natyra na “paralajmeroi” ne shtator por, ato qe duhet te merrnin pergjegjesi, e shperfillen me moskokecarje kete sinjal te natyres dhe tani kur natyra eshte “hakmarre” ndaj nesh, Qeveria me -zor, po orientohet per ti vene gjerat ne radhe dhe per te dhene zgjidhjen e duhur..
Ne fakt strukturat e ngarkuara, qe po mundohen te menaxhoje kete situate duhet te reflektojme, jo te bejme sikur, duhet te japin zgjidhje, jo te vijne verdalle, duhet te shpejtojne punen dhe dhe te shtojne ekipet ne terren, jo te beje show, ne duhet te mos harrojme se natyra dhe perendia jane gjithmone ne anen tone..por duhet edhe ne, te jemi ne anen e tyre..
Megjithate, kjo fatkeqesi natyrore pati dhe nje ane te mire, ajo tregoi nje solidaritet te admirueshem mes nesh, mes vendeve dhe popujve tane,, pas kesaj fatkeqesie natyrore, kombi jone tregoi se e ka nje gen shume te mire, solidaritetin ne raste te tilla, por kjo shpresoj te na ndihmoje ne, qe te behemi me te mire..
Te behemi me te mire me veten, te behemi me te mire me njeri-tjetrin por,, te behemi me te mire edhe me natyren..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular