Mjeku urolog Artan Koni, i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se shërbimi i sterilizimit nga koncesionet nuk kanë ndryshuar.
Sipas tij e vetmja gjë që ka ndryshuar është kosto ekonomike.
Koni denoncoi se për sterilizimin e një seti kirurgjikal 12 kushton 2.4 euro i paguajmë koncesionarit 190 euro.
Artan Koni: “Koncesionet janë shërbime që në përgjithësi nuk i mbulon shteti, ja japin një privati që ka mundësi. Në rastin konkret nuk ndodh kështu sepse sterilizimet bëheshin më përpara, është bërë 50 vite komunizëm, 30 vite tranzicion dhe akoma e kësaj dite bëhet në të njëjtën mënyrë. Nuk kemi një ndryshim të shërbimit të sterilizimit. E vetmja gjë që ndryshon është kosto ekonomike. Kjo është ajo që vumë re nga hulumtimi në këtë koncesion. Nisi si ide e thjeshtë. Ishte koha kur qeveria po përpëlitej duke thënë nuk kemi lekë për të rrit pagat, për pensionistët. Pastaj doli një shkresë ku Ministria e Arsimit i thoshte spitaleve ulni numri e operacioneve se nuk kemi më lekë. Por po harxhojmë më shumë se ç’duhet. Sa është kosto reale e këtij shërbimi. Nëse marrim një set të vogël kirurgjikal mesatarisht kushton 2.4 euro për tu sterilizuar ndërkohë që koncensionarit i paguajmë 190 euro. Nga 2.4 që është vlera reale ne i paguajmë 190.