Familja Lala humbi jetën për një autoshkallë. Ja ku përfundoi dhurata 960 mijë euro e BB-së

0

Familja Lala në zonën e ish-Kënetës ishte më e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. 8 anëtarë të saj humbën jetën në rrënoja.  Pas ceremonisë mortore ndërroi jetë nga dhimbja edhe Fiqirete Lala 64 vjeç.

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, duke folur në “360 Gradë” në RTV Ora për operacionin e kërkim-shpëtimit në gërmadhat e vilës së tyre denoncoi skandalin se 5 anëtarë të saj u shuan vetëm për mungesën e një autoshkalle.

Skandali shkon edhe më tej kur thotë se shteti shqiptar e disponon këtë autoshkallë, dhuratë nga Banka Botërore, por që nuk është futur në operacion.

Prençi: Familja Lala në Kënetë, jo të gjithë por 5 anëtarë kanë vdekur vetëm se nuk ka pasur një autoshkallë me gjatësi për ta futur në katin e dytë apo të tretë dhe një grup ekspertësh qoftë edhe duke e mbajtur me dy fadroma atë pjesën e pjerrët dhe një grup i kërkim-shpëtimit të ndërhynin për ti shpëtuar dhe ti zbrisnin përmes autoshkallës. Autoshkalla e përfituar nga Banka Botërore ka kushtuar 960 mijë euro dhe ndodhet te zjarrfikëset e 21 dhjetorit, 54 metra e gjatë. Nuk është futur akoma në operacion sepse i është djegur paketa.Duhet ngritur steka e përgjegjësisë në nivelet më të larta të shtetit në të kundërt gjithë populli shqiptar do të jenë viktima të papërgjegjshmërisë dhe pazotësisë së personave për tu dalë zot fuksioneve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.