BallinaAktualitetFOTO/Rama si Borchardt, i tregon gishtin e mesit qytetarëve në Tiranë

FOTO/Rama si Borchardt, i tregon gishtin e mesit qytetarëve në Tiranë

Kryeministri Edi Rama i ka treguar gishtin e mesit qytetarëve të Tiranës, një veprim që pak javë më parë e ka bërë edhe kreu i Prezencës së OSBE-së, Bernd Borchardt.

Rama duket nuk ka duruar protestën e një grupi të rinjsh që e quajnë veten ‘Rezistenca Rinore’.

Në mes të sheshit ‘Skëndebej’ Rama ka vendosur t’u nxjerrë gishtin e mesit protestuesve dhe qytetarëve të Tiranës që ishin në shesh.

Veprimi i Ramës ka tërhequr edhe vëmendjen e Kryebashkiakut Erjon Veliaj, që duket se ka shtangur. Por ky veprim bëhet edhe më skandaloz, po të kihet parasysh se Rama rrethohej nga fëmijë të mitur.

Foto është publikuar nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular