Kryeministri Edi Rama duke se nuk duron më asnjë kritikë. Ngaqë dëshiron të ketë gjithçka nën kontroll nuk mund të lejojë që dikush të ngrejë zërin pa lejen e tij. Por gjatë vizitës që bëri në Shijak gjatë paradites, qeni i njërit prej banorëve nuk pushonte.
Kjo e ka acaruar Ramën që i është drejtuar të zotit me fjalët: “Hiqe mor atë analist, fute brenda analistin se na myti. Hiqe mor. Fute brenda”- iu drejtua Rama. I zoti nuk foli, por qeni vazhdoi avazin derisa kreu i qeverisë u largua.