BallinaAktualitetKryente vjedhje te Ujësjellësi në Librazhd, procedohet shefja e financës

Kryente vjedhje te Ujësjellësi në Librazhd, procedohet shefja e financës

Një 35-vjeçare është proceduar penalisht në Librazhd. Policia thekson se e proceduara është shtetasja me iniciale, A.S, i cili dyshohet se duke ushtruar postin e shefes së financës pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve duke kryer veprën penale të “vjedhjes”.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan  proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasen:

A.S., 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular