BallinaAktualitetKallëzimi ndaj Dvoranit/Prokuroria merr dëshminë e anëtares së Kushtetueses, për çfarë u...

Kallëzimi ndaj Dvoranit/Prokuroria merr dëshminë e anëtares së Kushtetueses, për çfarë u pyet Vitore Tusha

Prokuroria e Tiranës mori dje dëshminë e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, për hetimet që po zhvillohen për kallëzimin e bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Anëtarja e KED, Vitore Tusha
Anëtarja e KED, Vitore Tusha

Ky i fundit akuzohet nga Presidenti, i cili ka bërë edhe kallëzimin në Prokurori, për “Shpërdorim detyre” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”. Prej disa ditësh, Akuza e Kryeqytetit është duke bërë verifikime dhe marrë dëshmi për këtë kallëzim penal. Ndërkohë, Tusha është pyetur nga prokurori i çështjes në lidhje me mbledhjet dhe procedurat e ndjekura prej tyre për rastet konkrete të ngritura si shkelje në kallëzimin e dorëzuar nga Presidenca.

Vitore Tusha është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe do të jetë pjesë e KED edhe në 2020-ën. Në pyetje, dy ditë më parë është marrë edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Institucioni që drejton kjo e fundit ka qenë në cilësinë e vëzhguesit në mbledhjet e KED-it.

erinda ballanca avokate popullit

Ndërkohë, në një raport të publikuar disa kohë më parë, ka vënë në dukje disa problematika të punës së KED 2019, pjesa më e madhe e të cilave lidhet me mungesën e transparencës dhe me mospublikimin e procesverbaleve të mbledhjeve të zhvilluara.

NË PROKURORImeta-prokurori

I pari që dha dëshminë e tij për këtë çështje është Presidenti Ilir Meta. Teksa doli nga Prokuroria në 10 dhjetor, Meta tha se Prokuroria ka mjaftueshëm prova në kallëzimin e bërë për të provuar fajësinë e Dvoranit për akuzat dhe se ai kishte paraqitur shpjegime dhe fakte shtesë. Një ditë më vonë, në Prokurori u paraqit Ardian Dvorani, i cili për 3 orë ka dhënë shpjegimet e tij. Në dalje të Prokurorisë, kreu i KED tha se kishte dhënë shpjegimet e kërkuara para hetuesve, por nuk mund të fliste me detaje. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës pritet të vazhdojë me marrjen e dëshmive të anëtarëve të tjerë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa pritet të bëj sekuestrime të procesverbaleve dhe audiove të mbledhjeve.

KALLËZIMI

Meta kërkon nga prokuroria hetimin e Dvoranit për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”. Në 35 faqe, Meta argumenton se kreu i KED ka shpërdoruar detyrën me dërgimin e listave në të njëjtën datë në organet e emërtesës dhe se ky veprim është “veprim i ndërgjegjshëm kriminal”.dvorani

Më tej, në kallëzim, kreu i Shtetit thotë se Dvorani e ka shpërdoruar detyrën edhe në mospublikimin e procesverbaleve të mbledhjeve dhe mosmarrja e masave për përmbushjen e kësaj detyre. Më tej, Meta thotë se publikimi në Fletoren Zyrtare të vendimit që i hapte rrugë marrjes së detyrës nga ana e Arta Vorpsit, është një veprim me të cilin kreu i KED ka tentuar të marrë kompetencat e Presidentit të Republikës.

Presidenti i kërkon Prokurorisë që të bëjë sekuestrimin e disa procesverbaleve të mbledhjeve, që sipas tij kanë të dhëna të vlefshme për hetimet që kërkohen të kryhen. “Presidenti i Republikës i rekomandon organit të akuzës, të sekuestrojë menjëherë kopje të regjistrimeve nga sistemi i regjistrimit audio për të gjitha mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, prej të cilave do të zbulohen edhe fakte e të dhëna shtesë, përtej atyre të parashtruara në këtë kallëzim”, shkruhet në kallëzim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular