BallinaKryesoreTërmeti/Dorian Teliti, Flamur Hoxha dhe Orjola Pampuri nga Vora: Qytetarët e lënë...

Tërmeti/Dorian Teliti, Flamur Hoxha dhe Orjola Pampuri nga Vora: Qytetarët e lënë në harresë, e pa shpresë

VETËM PAK KILOMETRA LARG NGA METROPOLI POR TË LËNË NË HARRESË E PA SHPRESË.

Sot bashkë me Orjolën, Flamurin dhe Ilirin ishim në Vorë, aty ku trishtimi dhe heshtja lexohej mjaft qartë në sytë dhe fytyrat e atyre pak shitësve që ende mbanin dyqanet hapur.

Dita ditës po ikin njerëzit…qeveria e bashkia na ka braktisur…nuk ka lekë…shitjet kanë rënë 3-4 herë…nuk ja dalim dot…nuk kemi shtëpi…na është dëmtuar biznesi…nuk kemi shpresë…këto ishin disa nga fjalët therëse që i dëgjonim nga cdokush që takonim.

Situata është e trishtë në këtë fundvit për banorët e Vorës dhe biznesi i vogël si e vetmja frymëmarrje për ta, edhe nën presionin e taksidarëve për të paguar detyrimet ndaj shtetit, ka shpallur falimentin.
Vora e Shqipëria është në mjerim, ndërkohë që qeveria vazhdon propagandën e dritave në sheshe.

E sikur të mos mjaftonte, edhe buxheti 2020 nuk ka asnjë parashikim për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetjen e biznesit të vogël përmes politikave lehtësuese të taksave.
Qeveria është kujdesur vetëm që paratë e shqiptarëve ti kalojë në duart e njerëzve të oborrit qeveritar.
KJO QEVERI NUK NEGOCION ASNJË QINDARKE NGA 150 MILIONË DOLLARËT që ua ka dhënë atyre përmes PPP-ve, oligarkëve të saj, por për rindërtimin për shqiptarët e mbetur rrugëve e nëpër cadra, u jep thjesht një portofol ministror.
Për biznesin e vogël ska më asnjë shpresë, pasi nuk hyn në radarin e prioriteteve qeveritare, kur në fakt është pikërisht biznesi i vogël ai që mban me bukë dhjetëra mijëra familje.
Kjo qeveri nuk ka as përgjegjshmëri dhe as vullnet për të bërë dicka të mirë, duke i lënë njerëzit dhe bizneset në mëshirë të fatit, ama oligarkët e majmur me taksat tona i mban fort edhe në këto ditë të vështira të katastrofës natyrore.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar ka një plan 5 pikësh për mbështetjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti.
Zbatimi i tyre është domosdoshmëri dhe cdo orë e humbur thjesht thellon akoma edhe më shumë krizën social-ekonomike që po përjetojmë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular