BallinaAktualitet‘Kryeministri me pezullon, shoku Rama si kryetar i PS me shkarkon’, Arben...

‘Kryeministri me pezullon, shoku Rama si kryetar i PS me shkarkon’, Arben Malaj: Ja pse e kam të fituar betejën….

Arben Malaj njofton se sot në orën 10:00 do të jetë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për tu pyetur dhe për të pyetur sipas tij, mbi arsyet e propozimit nga ana e qeverisë për shkarkimin e tij nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë.

Malaj paralajmëron se do ta fitojë të drejtën e tij deri në Gjykatën Evropiane te Drejtave te Njeriut ndërsa ka publikuar edhe një video ku Rama i referohet qëndrimeve të tij mbi situata të caktuara politike.

Reagimi i plotë:

Te nderuar kolege, nesër ne orën 10.00 jam thirrur ne Komisionin parlamentare te ekonomisë te Kuvendit te Shqipërie, per tu pyetur dhe per te pyetur rreth propozimit per shkarkim te bere personalisht nga Rama. Do te jem aty per te mbrojtur jo një karrike por pavaresine reale te BSH, pavarësi e cila ka qe nga 15 korriku 2019 qe është cenuar nga propozimi dhe zvarritja e kërkeses se 28 deputeteve te cilët me shpifjet e tyre kane cenuar pavaresine reale te një anëtari te KMBSH.

Ne te gjitha angazhimet e mija 27 vjeçare midis lirisë dhe karrigeve kam përzgjedhur lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës se lire,

Keto janë liri themelore dhe te mbrojtura me kushtetute qe nuk cenohet nga asnjë status tjetër publik e shkencore,

Ballafaqimin moral dhe profesional sic vlerëson z. Rama ne minutat 4-5 te kësaj video e kam te fituar perhere,

Kryeministri Rama me pezullon, shoku Rama si kryetar i PS me shkarkon – gjithë pushtetet ne një dore, por harrojne qe historia politike qindra vjeçare ka vërtetuar aksiomën se : “Pushteti absolut korrupton ne mënyre absolute”.

Ballafaqimin ligjore pa dyshim qe do ta fitoj, po qe e nevojshme deri ne Gjykatën Evropiane te Drejtave te Njeriut.

Ky është shërbimi im ndaj vendit tim kundër mentaliteteve qeverisëse jo demokratike apo ne kufijtë e neo-diktaturave, qe sipas studiuesve është një kërcenim real ne rritje sidomos ne disa vende te Evropës ish komuniste.

Banka e Shqipërie është institucion kushtetues dhe pavarësia reale e saj nuk mund te cenohet nga qejf-mbetjet personale te askujt,

Ju falënderoj nga zemra per mbështetjen dhe inspirimin tuaj te përhershme.

Mirënjohje
Arbeni

 

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular