BallinaAktualitetDrejtuan 31 orë autobusin pa pushim, Gjermania i gjobit 5000 euro shoferët...

Drejtuan 31 orë autobusin pa pushim, Gjermania i gjobit 5000 euro shoferët shqiptarë

Ekipi për kontrollin e automjeteve të rënda në Koblenz, Gjermani, më 12 dhjetor, rreth orës 14 ka kontrolluar një autobus udhëtarësh në lokalitetin Monmtabaur në autostradën A3.

Autobusi nga Kosova mbante linjën ndërkombëtare në mes të Pejës, Kosovë dhe Dortmundit, Gjermani, shkruan dpa.de. Gjatë kontrollit, fillimisht shoferi kishte thënë se ishin dy veta që bënin punën e shoferit në këtë autobus. Ndërkaq, pas shikimit të shënimeve në diagram, zyrtarët konstatuan se mungonin 1200 kilometra, transmeton albinfo.ch. Me shikimin e biletave u konstatua se autobusi ishte nisur nga Peja më 11.11.2019 në orën 7 të mëngjesit.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm, u konstatua se në autobus ishte edhe një shofer i tretë.

Verifikimi i kohës së ngarjes dhe të pushimit solli në konstatimin se autobusi kishte udhëtuar gjithsej 31 orë. Ai nuk e kishte bërë pushimin ditor që duhet ta bëjë jashtë autobusit, çdo shofer pas 21 orësh, përcjell albinfo.ch. Me këtë, në momentin e kontrollimit, koha e lejuar ishte tejkaluar për dhjetë orë.

Krahas kësaj janë gjetur edhe vërtetime të rreme mbi kohën e pushimit. Ndërsa shoferi i tretë nuk mundi të prezantojë dëshmi për kohën sa e kishte drejtuar autobusin (nëse e kishte drejtuar). Për këtë arsye ekzistonte dyshimi se ai nuk e kishte përdorur kartën përkatëse.

Sikur të mos mjaftonin këto, në autobus u gjetën edhe defekte serioze teknike. Kështu, autoritetet ndaluan vazhdimin e rrugës për këtë autobus, për shkak të mungesës së dëshmisë për pushim të shoferëve dhe për shkak të defekteve teknike të autobusit, transmeton albinfo.ch.

Për tre shoferët dhe për firmën e autobusit janë iniciuar procedura përkatëse të procedurës administrative ose gjithsej 5000 euro gjobë.

Shtatë udhëtarët e autobusit janë bartur me një autobus tjetër deri në vendin e destinimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular