BallinaAktualitetIris Luarasi: Qeveria po nxiton me miratimin e ligjit për mediat online

Iris Luarasi: Qeveria po nxiton me miratimin e ligjit për mediat online

Gazetarja dhe pedagogia Iris Luarasi thotë se ndryshimet e ligjit për median, për ato online, janë të nxituara.

Në emisionin Opinion, ajo tha se online në Shqipëri nuk ka lindur sot dhe për deri sa edhe ndërkombëtarët kanë kakofoni në mendimet e tyre atëherë qeveria duhet të presë dhe ta rishqyrtojë edhe njëherë.

“Po shkojmë me shumë shpejtësi drejt një gjeje që duhet menduar shumë mirë. Ka një përpjekje për të rregulluar botën e portaleve. Sot një në tre shqiptarë ka portalin e vetë. Përfaqësuesi i OSBE-së thotë se nuk do jetë pjesa e regjistrimit, me postimin e fundit. Problemin e shikoj tek dhënia e kompetencave një organi, që de juro është a politikë, fakti që anëtarët e AMA-s zgjidhen nga pozita dhe opozita nuk e bën të balancuar. Edhe nëse do jetë 7, siç propozohet në versionin e rri, unë them që është shumë i madh për këllqet që ka vetë AMA. Parlamenti nuk duhet të shpejtojë, kemi një kakofoni të institucioneve ndërkombëtare. Nuk arrij ta kuptojë pse duhet gjithë ky shpejtim. Ka kohë për ta parë ligjin dhe për ta diskutuar. Në fakt duhet vetë rregullim i gazetarisë”, tha zonja Luarasi./ Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular