Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot, videon e dytë denoncuese, me shkeljet e mëdha ligjore të Kryetarit të KED, Ardian Dvorani dhe ato që kreu i shtetit ai i konsideron si “lojëra”, duke dalë në konkluzionin se Dvorani nuk ndjek “Rrugën e Kushtetutës, por Rrugën e Partisë”.
“Të dashur qytetarë, – shkruan Meta. – Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.”