BallinaAktualitetParalajmërimi nga PE: Nëse miratohet paketa anti-shpifje, Shqipëria rrezikon seriozisht hapjen e...

Paralajmërimi nga PE: Nëse miratohet paketa anti-shpifje, Shqipëria rrezikon seriozisht hapjen e negociatave!

Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega, deklaroi se miratimi i paketws ‘anti-shpifje’ mund tw rrezikojw hapjen e negociatave me BE-nw.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, zyrtari i lartë i Parlamentit Europian deklaron se grupi i PPE beson në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, por sipas tij, vendi ynë duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës.

“Grupi i PPE në Parlamentin Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat.

Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në Parlament në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, shkruan zyrtari i BE.

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular