BallinaAktualitetEnkel Demi: Gazetarët që protestuan u kërcënuan me dhunë fizike

Enkel Demi: Gazetarët që protestuan u kërcënuan me dhunë fizike

Gazetari Enkel Demi thotë se gazetarët që protestuan një ditë më parë kundër paketës anti-shpifje të qeverisë, janë kërcënuar me dhunë fizike.

“Të gjithë gazetarët që kanë protestuar dje kanë marrë kërcënime për dhunë fizike, nga njerëz që i kanë nxjerrë në rrjetet sociale dhe nga profile false.

Dje unë kam botuar gjënë më të butë që më ka ardhur. Ky po ndjek metodologji që po i vendos gazetarët përballë turmave. Ne jemi të keqinj, kemi vrarë një njeri. Kam ditë që kërkoj kush është portali që e ka publikuar lajmin që po shembet spitali i Durrësit dhe ai nuk e thotë.

Është më keq kjo situatë, dje në momentin e fundit Balla ka propozuar një amendament dhe thotë shtohet edhe fjala për shërbimet audio dhe audiovizive. Ishte vetëm për online dhe ka futur edhe radiot dhe mediat. Këtu jemi në një situatë më të rënduar. Nëse rri tërhiqesh dhe bëhesh frikacak, ajo është një formulë që dihet. Ne jemi trima intelektualisht, këtë ai nuk arrin ta kuptojë.

Unë di gjëra, por kjo mua nuk më intereson. Nuk kam publikuar asnjëherë video, fotografi, sepse kjo është jeta e tij private. Mua më intereson se si është qeverisur jeta e tij. Ai përmend gjithnjë nënën e tij, që e do shumë, dhe shumë mirë bën. Unë nuk e përmend nënën time se edhe unë jam çuni i dikujt.

Ai më ka hyrë mua aty ku nuk pritet dhe unë prapë nuk ia kam përmendur. Unë nuk preferoj gazetarët që merren me jetën e tij intime,” tha Demi në emisionin e tij të mëngjesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular