BallinaAktualitet“Ervin Salianji nuk është peshk i madh”, Mustafaj: E vërteta do të...

“Ervin Salianji nuk është peshk i madh”, Mustafaj: E vërteta do të dalë në shesh!

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj shprehet i shqetësuar për vendimin e dhënë nga Gjykata për ish-deputetin, Ervin Salianji lidhur me çështjen “Babale”.

mustafaj

Mustafaj thekson se ndëshkimi i Salianjit është një përpjekje për ta dekurajuar opozitën të bëjë denoncime të aferave të mëdha, ndërsa shprehet besimplotë se në instanca të tjera e vërteta do të dalë në shesh.

“E kam parë me shqetësim këtë çështje. Salianji pretendon se janë të vërteta dhe opinion publik ka krijuar një mendim të caktuar për provat që janë paraqitur. Por ndëshkimi i Salianjit është një përpjekje për ta dekurajuar opozitën të bëjë denoncime të aferave të mëdha.

Duke qenë se ky vendim jepet në mes të procesit të vetingut i jep mundësi kryeministri të ndikojë në këtë vendim, siç edhe ndodhi. Unë besoj se në instanca të tjera e vërteta do të dalë në shesh.

Salianji nuk është peshk i madh as edhe i vogël”, tha Mustafaj, në një intervistë për News24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular