BallinaAktualitet"I therur me thikë, i kishin djegur kokën”, të afërmit e 45-vjeçarit...

“I therur me thikë, i kishin djegur kokën”, të afërmit e 45-vjeçarit tregojnë detajet tronditëse

Të afërmit e 45-vjeçarit Flamur Duci, që u gjet i vrarë pranë lokalit të tij kanë dhënë detaje tronditëse për ngjarjen.

‘BalkanWeb’ ka siguruar dëshmitë e familjarëve të Ducit, i cili u gjet i pajetë sot në fshatin Mborje të Korçës.

Sipas familjarëve, viktima është goditur me thikë afër zemrës nga persona ende të paidentifikuar dhe se ka plagë që dyshohet të jenë shkaktuar edhe nga lëndë djegëse (benzinë), pasi është tentuar që t’i vihet zjarri.

“Oh ç’i kanë bërë. E kanë bërë me nge. E kanë çarë me thikë dhe i kanë djegur kokën. Pupu ç’i kanë bërë. I vuajtur tërë jetën.

Në 6 të mëngjesit e kanë vrarë. Trupi ishte jashtë marketit, ishte çarë me thikë. Besoj se është hasmëri që e kanë goditur me thikë dhe e kanë djegur”, tha një nga të afërmet që qëndron jashtë morgut të spitalit të Korçës.

Mësohet se 45-vjeçari, baba i dy vajzave, është i divorcuar dhe se jetonte vetëm prej disa vitesh.

Policia, ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të krimit, ndërsa po heton në pistën e grabitjes, por edhe të konflikteve brenda familjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular