HomeKryesoreVIDEO/Kryetari i Këshilli Koordinativ të Diasporës: Fokusi te vota dhe përfshirja e...

VIDEO/Kryetari i Këshilli Koordinativ të Diasporës: Fokusi te vota dhe përfshirja e emigrantëve në institucione

spot_img

Këshilli Koordinativ i Diasporës zhvilloi sot në Tiranë mbledhjen e parë, ku diskutoi programin e punës.

Këshilli zgjodhi kryetar përfaqësuesin e diasporës nga SHBA-të, Mark Gjonaj, anëtar i këshillit bashkiak të Nju Jorkut, raporton VOA.

“Këshilli njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar dhe do të punojë në disa tema kryesore, si votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme, dyshtetësia, përfshirja e përfaqësuesve të diasporës në institucionet e shtetit shqiptar” – tha zoti Gjonaj për shtypin.

Krahas tij, anëtarë të Këshillit Koordinativ të Diasporës janë Ardian Radovicka dhe Adriana Fishta Bejko – përfaqësues të diasporës shqiptare në Kanada, Visar Tahsimi nga SHBA, Endri Hatellari dhe Brikena Muharremi nga Britani e Madhe, Sokrat Sinaj nga Zvicra, Anila Hykaj nga Franca, Lazim Destani nga Gjermania dhe Gazmend Kapllani, i cili përfaqëson Greqinë.

Ndihma e diasporës u bë shumë e dukshme me fonde dhe ndihma të tjera gjatë krizës humanitare që shkaktoi tërmeti i fortë i 26 nëntorit, ku humbën jetën në rrënoja 51 persona dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular