BallinaAktualitet“Votimi për kreun e SPAK me presione politike”- Gazetari: Shihni mënyrën si...

“Votimi për kreun e SPAK me presione politike”- Gazetari: Shihni mënyrën si u votua nga anëtarët e KLP

Votat e gjashtë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ngjitën në krye të SPAK prokurorin Arben Kraja, ndërkohë që Altin Dumani, i cili ishte renditur i pari në një proces pikëzimi të mëparshëm dhe që pritej të ishte në krye të institucionit mori 4 vota.

b6-2

Për Arben Krajën votuan pro gjashtë anëtarët e KLP-së, përkatësisht Sandër Beci, Vatë Staka, Kostaq Beluri, Bujar Sheshi, Nurihan Seiti dhe nënkryetari i Këshillit, Alfred Balla. KLP njoftoi se anëtarët që votuan pro Krajës e shpjeguan vlerësimin e tyre me prevalimin e eksperiencës së tij në drejtimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

 

Altin Dumani, i cili mori në një proces të mëparshëm vlerësimi pikët më të larta për aftësitë profesionale dhe kontributin në sistemin e drejtësisë, arriti të sigurojë votat e Arben Dollapajt, Besnik Canit, Tartar Bazajt dhe Esmeralda Camit.

Gazetari Enton Abilekaj tha në emisionin “Opinion”, këtë të enjte, se votimi ishte me presion politike.

Enton Abilekaj: E para njëherë ato fishekzjarrë që u hodhën sot janë vetëm që më në fund…për tre vjet u ndërtua si strukturë pavarësisht se e paplotë. Pasi u shty dhe pasi vazhdon të shtyhet  duke patur parasysh që ka 7 të tjerë që presin…shkallën e dytë, kjo është për shkak të presionit politik  votimi i sotëm ishte për shkak të presionit politik …ndikoi politika në votimin e sotëm

Blendi Fevziu: Ndikoi politika në votimin e sotëm për kryetarin e SPAK-ut?

Enton Abilekaj: Absolutisht!

Blendi Fevziu: Si?

Enton Abilekaj: Kryetari i SPAK-ut ne ishim të gjithë të bindur  dhe në komunitetin jo vetëm të gazetarëve por edhe të prokurorëve ishin të gjithë të bindur që do të zgjidhej Dumani dhe u zgjodh Kraja dhe këtu ka një ndikim politik të pastër  po ta shihni si kanë votuar ata …Ata që kanë votuar për Krajën janë njerëz që në përgjithësi prokuror të vjetër të cilët kanë lidhje të ndryshme me politikën. Megjithatë nuk dua të merrem me këtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular