BallinaKryesoreRama sulmon Kurtin: Nuk ka bëra akoma asnjë punë dhe më jep...

Rama sulmon Kurtin: Nuk ka bëra akoma asnjë punë dhe më jep mua leksione

Kryeministri Rama ka qenë i ashpër sot me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Duke folur për marrëdhëniet Kosovë – Serbi në ‘Zona e Debatit’ në Klan Kosova, Rama pranoi se ka patur simpati më parë për Kurtin.

Albin Kurtin e kam pasur simpati të madhe e kam përkrahur. Uroj që të jetë bashkëpunues për të mirën e Kosovës dhe të kemi progres dhe nuk ja uroj që të bëjë si kryeministër ata që po bën tani që është mes të qënit kryetar partie dhe kryeministër.

Megjithatë Rama akuzoi kreun e Vetëvendosjes se qëndrimi i tij për të mos u ulur në tavolinë bashkë me Serbinë në procesin e ‘mini-shengenit’ nuk është në të mirë të Kosovës por thjesht mund ti japë atij kapital politik.

Unë e di që në Kosovë bëhet politikë me mua. Unë ju them atyre që më tregojnë mua nuk kanë bërë asnjë punë akoma që janë zgjedhur të hapin pak horizontin. Mua nuk më ndal dot askush të më kompleksojë duke më bërë pis.

Unë nuk mund të pranoj se vjen njëri sot se ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe kujton se do të ndryshojë historinë e botës dhe të më thotë mua mos u ngut. Po pse të pres ty? Ngutu ti se ky është një proces i filluar tash pesë vjet. Në kulmin e luftës për 100% Ramushi ishte në tavolinë me Ana Bërnabiçin.

Këta e kanë nisur me mendimin që o burra të fitojmë kapitale politike duke i rënë Edi Ramës dhe duke i rënë qeverisë Shqipërisë dhe duke u bashkuar në ju dhe në qëllime me opozitën politike në Shqipëri. Ky është një virus që rrezikon ti hyjë të gjithëve që të hyjnë në një garë absurde brenda aty se kush është patriot dhe se kush do të shpallet tradhtar. Po pse mua do të më marrin peng këta duke më kërrcënuar? Këta mua, nuk ndodh kjo kurrë.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë madje i quajti qesharake propozimet e politikave ekonomike të ardhura nga persona ‘që po përgatiten të qeverisin në Kosovë’ siç i quajti ai.

Siç më thoshte njëri nga këta që po përgatitet të qeverisin, të bëjmë perimetrin e mbyllur të produkteve dhe të mos lejojmë produkte të huaja të vijnë këtu brenda dhe të ushqehemi me produktet tona. Këto janë historia qesharake dhe që nuk kanë asnjë bazë shkencore.”, deklaroi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular