Presidenti i klubit të Cërrikut, Gentian Gjoka ka përfunduar në pranga, pasi u kap me arme pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit “Lokalizmi”, ra në pranga 45-vjecari, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Pas informacioneve se një person në kërkim lëvizte i armatosur, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në rrugën “Medar Shtylla”. Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak. Nga verifikimet e bëra rezultoi se Gjoka ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.