BallinaKryesoreA do të arrestohet "Kumbari" Edi Rama nga SPAK? 10 akuza

A do të arrestohet “Kumbari” Edi Rama nga SPAK? 10 akuza

Nga Erl Kodra 

SPAK, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion filloi punën. Me një numër të kufizuar prokurorësh, kjo agjensi e zbatimit të ligjit ka për detyrë të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit shqiptar.

Unë nuk do të paragjykoj asnjë nga emrat që u përzgjodhën nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pavarësisht objeksioneve që kam, por ato do t’i rezervoj për një moment tjetër.

Së pari, unë do të evidentoja momentin më serioz në historinë tonë të shtetforimit, kur presupozohet se njerëzit e fuqishëm mund të hetohen dhe akuzohen nga kjo agjensi e re, pa frikë, që prej ditës së sotme. U bëftë më e mira!

Shteti shqiptar është i kapur nga Mafia. Në krye të shtetit gjendet Kumbari Edi Rama, një gangster kontravers ky, kreu i Mafias së Ndërtimit, Drogave të Forta dhe Pastrimit të Parave. Veç të tjerash, Edi Rama është krijuesi dhe ekzekutuesi i skemave kriminale të PPP-ve (Partneriteti Publik Privat), me anë të të cilave ka kryer grabitje të jashtëzakonshme të Buxhetit të Shtetit.

Të hetosh Edi Ramën është gjëja më e thjeshtë në botë. Krimet e tij kundër pronës, jetës, fjalës së lirë dhe interesave kombëtare janë të dukshme dhe evidente. Këtu nuk është fjala për përgjegjësi morale ose politike, por për ngjarje konkrete, të ndodhura përgjatë 6 viteve të fundit që Edi Rama mban detyrën e lartë të Kryeministrit të Shqipërisë.

Më poshtë janë përzgjedhur vetëm disa krime të kryera nga gangsteri Edi Rama nga pozitat e Kryeministrit të Shqipërisë, me impakt të jashtëzakonshëm në jetën e qytetarëve, nisur vetëm nga kritere penale.

1. Lejimi i kultivimit masiv të drogave, në të gjithë territorin e Republikës.

2. Mohimi i faktit dhe gënjeshtra publike se “droga është asgjësuar në masën 99.98 %”, në një kohë që realiteti ishte krejtësisht tjetër.

3. Mosveprimi dhe injorimi total i Raportit të Shërbimit Informativ të Shtetit, ku evidentonte mbi 128 Oficerë të Lartë të Policisë së Shtetit si kapot rajonal të kultivimit dhe trafikimit të drogave.

4. Mbajtja në qeveri e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, një individ delikuent i lidhur me bandën famkeqe të Habiljave, me të cilët ai kryente trafik ndërkombëtar droge, madje edhe me mjetet e tij private.

5. Gënjeshtra publike në rastin “Xhafaj- Babale” për “ekspërtizën e zërit” të zotit Xhafaj, fabrikimi i dëshmitarëve të rremë me qëllim fshehjen e krimit të eksponentëve të Mafias, vënia në shërbim të mafias të Drejtorëve të Policisë së Shtetit, kapja direkte e drejtësisë për të dënuar qytetarë të ndershëm si gazetari Jetmir Olldashi dhe ish deputeti Ervin Salianji.

6. Krijimi i skemave ekonomiko-financiare të posaçme, të ashtuquajturat PPP (Partneriteti Publik Privat) me qëllim vjedhjen direkte të shumave të jashtëzakonshme financiare, dhe angazhimin e shtetit shqiptar në kontrata me penalitete të rënda, për shumë vjet. Vetëm nga këto skema dëmi i shkaktuar Buxhetit të Shtetit përllogaritet për mbi 200 milion euro në vit.

7. Shkelje të jashtëzakonshme të Kushtetutës, nëpërmjet hartimit dhe miratimit të Ligjeve të Posaçme (Ligji Fusha Shpk).

8. Prishja masive e shtëpive të qytetarëve, duke shkelur hapur çdo parim të së drejtës njerëzore, siç është e drejta për mosprekjen e banesës dhe shenjtërinë e jetës private.

9. Helmim masiv i qytetarëve shqiptar përgjatë protestave masive të zhvilluara në Tiranë, dhe përdorja e metodave ushtarake në shtypjen me dhunë të tyre.

10. Vjedhje masive e votës, blerje masive dhe tjetërsim i rezultatit zgjedhur në zgjedhjet e për Pushtetin Lokal në vitin 2015, në Zgjedhjet e Pjesëshme në Dibër në 2016, në Zgjedhjet e Përgjithshme në vitin 2017, dhe në Votimet e Pushtetit Lokal të 2019. Përgjimet e publikuara nga gazeta BILD janë prova e padiskutueshme e krimit masiv elektoral që ka ndodhur.

Këto janë 10 akuza me të cilat duhet të fillojë procedimi penal i SPAK kundër gangsterit kontravers Edi Rama. Në të vërtetë, këto akuza janë lehtësisht të verifikueshme, me një begati të tillë provash, sa edhe një jurist fillestar, por me fuqi dhe mbrojtje ligjore të admirueshme, mund ta akuzojë dhe të ketë sukses të garantuar në dënimin e Kumbarit Edi Rama me mbi 25 vjet burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular