BallinaKryesore“Besimi tek SPAK jetik”. PD: Prokurorët të sqarojnë pozicionin dhe të shohin...

“Besimi tek SPAK jetik”. PD: Prokurorët të sqarojnë pozicionin dhe të shohin mundësinë të heqin dorë për ruajtjen e integritetit të SPAK

“Besimi tek SPAK jetik”. PD: Prokuroret te sqarojne pozicionin dhe te shohin mundesine te heqin dore per ruajtjen e integritetit te SPAK.

Duke marrë shkas nga këto dy fakte të rënda, Partia Demokratike kërkon fuqimisht nga partnerët tanë SHBA dhe BE, që t’i përmbahen garancisë që i kanë dhënë popullit shqiptar për të siguruar pavarësinë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Çdo e dhënë që ul besimin e publikut tek SPAK nuk ndihmon në forcimin e integritetit dhe paanshmërisë së kësaj strukture.

Ruajtja e besimit të publikut është jetike për të garantuar suksesin e SPAK dhe për të bërë realitet pritshmërinë e publikut për të luftuar pandëshkueshmërinë në rradhët e zyrtarëve të lartë.

Në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eleminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK.

Mbi interesin personal dhe politik, në këtë moment, duhet të prevalojë, nevoja për të ruajtur të paprekur imazhin, integritetin dhe besimin tek SPAK.

Drejtësia e re nuk mund të bëhet as me hetues të kohës së komunizmit dhe as me shërbëtor të rinj politik të partisë në pushtet.

Partia Demokratike rikonfimon edhe njëherë mëbshtetjen e plotë për SPAK, duke besuar se me ngritjen e kësaj strukture Shqipëria ka një shans të ri dhe real, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë. Por që kjo të arrihet, duhet domosdoshmërisht që SPAK të pastrohet nga çdo hije dyshimi mbi integritetin e anëtarëve në përbërje të saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular