BallinaRajoni“Pse po e bën Rama këtë”? Diplomati amerikan: Vuçiç ka qëllim izolimin...

“Pse po e bën Rama këtë”? Diplomati amerikan: Vuçiç ka qëllim izolimin e Kosovës, por kryeministri i Shqipërisë…

Në një intervistë për “Bugajski Hours”, profesori amerikan Edward Joseph, njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, ka skanuar “dashurinë” mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas ekspertit amerikan, çdo ekuacion në Ballkan që nuk ka Kosovën brenda saj përkthehet në izolim për të.

T’ju pyes, çfarë është kjo marrëdhënia e kohëpaskohshme me Ramën, çfarë po ndodh prapa skenave mes tyre?

“Besoj se kjo pyetje zgjon shumë më shumë interesim kur bëhet në raportin me Edi Ramën, se sa nëse bëhet në lidhje me Vuçiçin. Tek Vuçiç është e qartë: të izolojë Kosovën. Pra, nëse Beogradi mund të kultivojë raporte më të afërta me Tiranën si dhe Kosova nuk është pjesë e atij ekuacioni, atëherë kemi izolim të Kosovës”, shprehet qartazi Joseph.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular