BallinaAktualitetRrufeja që goditi Durrësin pak sekonda para tërmetit të 26 nëntorit

Rrufeja që goditi Durrësin pak sekonda para tërmetit të 26 nëntorit

Ka mbërritur në redaksinë e SYRI TV një video e filmuar në kohën kur ra tërmeti me pasoja tragjike i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish, la qindra te plagosur dhe mijëra familje të pastreha.

Në videon e filmuar në Durrës nga një qytetar duket qartë një rrufe e fortë, si dhe zhurma e tokës në momentet që regjistroheshin lëvizjet sizmike të tërmetit në orën 03:59 të mëngjesit të 26 nëntorit.

Janë me dhjetëra ata qytetare në Durrës e Tiranë që tërmeti 6.4 i shkallës riheter i orës 03:59 i ka gjetur jashtë banesave pasi kanë dalë për të qenë më të sigurtë teksa dhe më herët ishin ndjerë lëkundje sizmike gjatë asaj natë.

Janë të shumtë ata persona që kanë konstatuar rrufenë dhe zhurmën e tokës që kanë shkaktuar këto lëkundje.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular